Mbledhje urgjente tek Atletico Madrid, merret vendimi për Trippier

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Newcastle vazhdon të insistojë për Kieran Trippier, por Atletico Madrid nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin në merkaton e janarit.

31-vjeçari ka kontratë me kampionët e Spanjës deri në vitin 2023, teksa “Qymyrxhinjtë” ofrojnë 20 milionë euro për kartonin e tij.

Një shumë e rëndësishme duke llogaritur moshën e anësorit të djathtë, por Diego Simeone nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij.

Trajneri argjentinas nuk ka alternativa në krahun e djathtë të prapavijës, pasi kroati Sime Vrsaljko është i dëmtuar.

AS shkruan se “El Cholo” dhe drejtues të Atleticos janë takuar me Trippier, duke theksuar se lojtari është i rëndësishëm dhe se besojnë tek aftësitë e tij.

Trajneri argjentinas është kundër shitjes së tij në janar dhe shpreson ta ketë në skuadër lojtarin anglez të paktën deri në fund të sezonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme