Atletico Madridi është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të West Ham Unitedit, Issa Diop, njofton “Don Balon” të martën.
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone është duke u interesuar të përforcojë mbrojtjen dhe po mendon të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e 23-vjeçarit.
Për Diopin po interesohen edhe Arsenali e Manchester Unitedi. Kontrata e Diopit me West Hamin skadon në verën e vitit 2023.