Atletico Madridi bën edhe një hap të rëndësishëm drejt titullit

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Cadizit, ndërkohë që ka bërë edhe një hap drejt titullit në La Liga. Atletico të dielën triumfoi 4:2, në ndeshjen e xhiros së 21-të të kampionatit spanjoll.

Luis Suarez realizoi për 1:0 në të mirë të Atletico Madridit, në minutën e 28-të. Alvaro Negredo barazoi shifrat në minutën e 35-të, ndërsa Saul Niguez kaloi Madridin në epërsi tjetër në fund të pjesës së parë (44’).

Ylli Suarez realizoi penallti në minutën e 50-të për 3:1, kurse Negredo realizoi gol tjetër në minutën e 71-të për 3:2.

Fare në fund (88’), Koke shënoi pas asistimit të Angel Correas për rezultatin përfundimtar, 4:2 në të mirë të Atletico Madridit.

Atletico udhëheq në tabelë me 50 pikë nga 19 ndeshje. Reali është i dyti me 40 pikë nga 20 ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme