Ekonomia Online
FUNDIT

Atletico Madridi kërkon talentin spanjoll të Dinamos së Zagrebit

Atletico Madridi kërkon talentin spanjoll të Dinamos së Zagrebit

Atletico Madrid ka nisur sërish bisedimet me Dinamo Zagreb për kartonin e Dani Olmo. Spanjollët do të kërkojnë ta rrëmbejnë futbollistin, i cili ndiqet edhe nga ekipet e tjera europiane, që në merkaton e janarit. Los Colchoneros e kanë kërkuar edhe më parë 21-vjeçarin, por tratativat u ndërprenë për shkak se klubi spanjoll nuk arriti […]

Atletico Madrid ka nisur sërish bisedimet me Dinamo Zagreb për kartonin e Dani Olmo. Spanjollët do të kërkojnë ta rrëmbejnë futbollistin, i cili ndiqet edhe nga ekipet e tjera europiane, që në merkaton e janarit.

Los Colchoneros e kanë kërkuar edhe më parë 21-vjeçarin, por tratativat u ndërprenë për shkak se klubi spanjoll nuk arriti të shiste më parë Vitolon, i cili nuk pranoi të largohej.

Por pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit nuk u dorëzuan dhe arritën të mbanin kontaktet me agjentët e mesfushorit. Për të lënë të lirë futbollistin, i cili do të rikthehej me shumë dëshirë në Spanjë, klubi kroat kërkon 40 milionë euro

Të ngjashme