Atletico Madrid është në situatën më të keqe të mundshme, në përballje me mungesën e një sulmuesi tipik.
Lëndimi i Diego Costa ka lënë hapësira të mëdha në formacionin e Diego Simeone, i cli po kërkon një zëvendësues për spanjollin.
“Don Balon” shkruan se skuadra nga Madridi po e mendon largimin e Diego Costas në drejtim të Kinës, në mënyrë që të sigurojë financat për transferimin e Radamel Falcaos.
Sulmuesi nga Kolumbia, i cili ka luajtur me gjigantët e Spanjës gjatë viteve 2011-2013 ka shprehur dëshirën e tij për rikthim.
Thuhet se Costa do të largohet për shumën e 65 milionë eurove.