Palestra e sportit “Sezai Surroi” në Prizren është e stërmbushur nga tifozët e Bashkimit “Arpagjikët” dhe ata të Prishtinës “Plisat”.
Të dy grupet kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme për ndeshjen e dytë finale.
Bashkimi, që fitoi përballjen e parë në Prishtinë, kërkon ta fitojë edhe këtë përballje për ta çuar rezultatin në 2-0.
Për ta fituar titullin, të parin, Bashkimit i duhen edhe dy fitore.