Konjusha i bashkohet Bashkimit

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Fundorja Irma Konjusha do të jetë pjesë e Bashkimit për pjesën e mbetur të sezonit në Superligën e femrave në basketboll.

Konjusha te Bashkimi është zyrtarizuar të mërkurën dhe me ekipin nga Prizreni ka firmosur deri në fund të sezonit.

“Njëra prej lojtareve më të mira vitet e fundit, që ka fituar gjithçka në Kosovë dhe ka luajtur në EuroCup, Irma Konjusha i bashkohet ekipit tonë në rrugëtimin e këtij sezoni. Me Irmën në ekip, synimet tona të mëdha vetëm konfirmohen e forcohen edhe më shumë. Irma, mirësevjen te Bashkimi dhe i bashkohesh familjes portokall e zi!”, ka shkruar Bashkimi në Facebook.

Konjusha sezonin e nisi te Prishtina ku fitoi Kupën e Kosovës kurse për një periudhë të shkurtër luajti edhe te KBF Shkupi.

Konjusha është përforcimi i dytë te Bashkimi brenda dy ditësh pasi prizrenasit të martën e zyrtarizuan edhe amerikanen Jasmine Brunson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme