Më shumë se 32 mijë vendime të paekzekutuara në gjykata

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 11:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Trajnime dhe Burime Avokuese (ATRC) ka organizuar tryezën e ekspertëve në kuadër të fushatës “Drejtësia dhe Qytetarët”.

Zëvendësavokati i Popullit, Isa Hasani, ka thënë se qytetarët kanë dërguar 600 ankesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit, “që të gjithë këto kanë të bëjnë me ekzekutimin e seancave gjyqësore”, raporton Ekonomia Online.

“Sipas një hulumtimi të avokatit të popullit janë 32 mijë e 800 vendime të pa ekzekutuara nga gjykatat. ankesat e qytetarëve po zvarriten. Në institucionin tonë janë paraqitur rreth 600 ankesa ose 30% e ankesave të drejtuara zyrës së avokatit. NË bazë të këtyre vendimeve të paekzekutuara është dëmtuar rëndë edhe buxheti i Kosovës”, ka thënë Hasani.

Kurse Kushtrim Kaloshi nga ATRC tha se ankesat e vonuara ose të pashqyrtuara paraqesin mosbesim nga ana qytetarëve karshi gjykatave dhe refuzimin të ligjit nga ana e institucioneve.

“Vonesat e ankesave kanë ndikuar në sundimin e ligjit në Kosovë. Këto ankesa nuk kanë pasur përmbarim gjyqësorë. Siç u cek ka pasur edhe ankesa të paraqitura tek avokati i popullit por që janë refuzuar nga gjyqësori. Refuzimi i ligjit nga institucionet është neglizhim dhe mos respektim. Si rrjedhojë e kësaj vjen edhe mosbesimi i qytetarëve karshi gjykatave dhe institucioneve publike”, ka thënë Kaloshi.

Yll Zeka , drejtor i Odës së Avokatëve të Kosovës ka thënë sistemi gjyqësor në Kosovë është fragjil.

“ Janë dy probleme serioze të cilat duhet rregullohen në Kosovë: moszbatimi i ligjit dhe po ashtu ka zbrastina juridike në ligjet në fuqi”, ka thënë Zeka.

Pjesë e këtij paneli ishte edhe Fejzulla Hasani nga Gjykata Supreme por që nuk ishte pjesë e diskutimit.

Të ngjashme