Gjykatat do ta kenë shumë të vështirë kthimin në normalitet

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Gjyqësori do ta ketë më të vështirë kthimin në normalitet, për shkak të virusit.

Sallat e vogla, me shumë të akuzuar e me shumë dëshmitarë, e bëjnë me të vështirë rifillimin e punës me kapacitet të shtuar, raporton KOHA.

Në gjykatat themelore janë duke u trajtuar vetëm rastet urgjente, ato për paraburgim dhe dhunë në familje.

Këshilli Gjyqësor është në pritje të vendimit të Ministrisë se Shëndetësisë, mbi bazën e të cilit do të veprojnë. Deri më tani, të gjitha seancat janë anuluar.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Skënder Çoçaj, ka thënë se pastaj do të vendoset se si do të vazhdohet.

E, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, ka treguar për mundësitë e rikthimit në normalitet në këtë institucion.

Ajo ka folur edhe për mundësinë e parashkrimit të lëndëve. Ka thënë se gjyqtarët janë duke i evidentuar rastet dhe, sipas saj, nuk ka raste të shumta para vjetërsimit.

E gjykata e shkallës së dytë, gjatë muajve të fundit, ka qenë më aktive në trajtimin e rasteve. Kjo pasi që në një pjesë të madhe të seancave në Apel nuk është e nevojshme prania e palëve. Kryetari i kësaj gjykate, Hasan Shala, ka treguar për vështirësitë e gjyqësorit kur sektorët e tjerë do t’i kthehen normalitetit.

Redaktimi i aktiviteteve të gjyqësorit ka ndodhur në mesin e muajit mars, për shkak të situatës me COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme