Hans-Joachim Watzke ende mban një derë hapur për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.
Sulmuesi ka kohë që kërkon të kalojë te një skuadër tjetër dhe Borussia Dortmund nuk e pengon, por kërkon 70 milionë euro.
“Ne i kemi thënë se nëse do të luajë diku tjetër dhe ka një klub që i përmbush kushtet tona, le të vijë të na thotë dhe do të flasim për këtë”, Hans-Joachim Watzke.
“Do ta presim edhe pak ditë, sepse pastaj duhet të gjejmë një zëvendësues dhe, në çdo rast, është e vështirë ose e pamundur. Deri tani nuk kemi asnjë ofertë”, ka shtuar ai.
Klubet e interesuara për 28-vjeçarin, i cili vjet u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës janë Chelsea, Manchester City dhe AC Milan.