Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se Arsenali kishte stagnuar në periudhën e fundit nën udhëheqjen e trajnerit Arsene Wenger.
Francezi u largua pas 22 vjetësh tek Arsenali dhe në vend të tij të mërkurën u caktua Unai Emery.
Sipas sulmuesit të “Topçinjve”, Arsenali ka pasur nevojë për freski në udhëheqje, transmeton Koha.net
“Mendoj se ka ndjenja të përziera për këtë largim. Në njërën anë, është e çuditshme për të gjithë fansat për largimin e trajnerit. Por definitivisht është start i freskët. Qe disa sezone – duhet ta themi të vërtetën – klubi ka stagnuar pak dhe mendoj se të gjithë mezi po presin të shohin çka do të ndodhë sezonin e ardhshëm”, ka thënë Auba për RMC.
Auba e ka lavdëruar Emeryn duke thënë se ai është trajner shumë i mirë dhe se këtë e ka dëshmuar me ish-ekipet Sevilla e PSG.