Zyra Kombëtare e Auditorit, e cila është kompetente për të gjetur shkeljet në shpenzimin e parasë publike, e ka fshehur një keqpërdorim financiar në Prokurorinë e Shtetit.
Tri shkelje i ka gjetur ZKA-ja në tenderin e përkthimit të dosjes “Stenta”për të cilën gazeta ka raportuar javën e kaluar.
Ky përkthim sipas ZKA-së, është bërë pa tender, nga një kompani që nuk figuron e regjistruar në Agjencinë Kosovare të Biznesit dhe shërbimet i ka përfunduar pas skadimit të kontratës.
Gazeta ka zbuluar se këto gjetje kanë qenë të evidentuara në draft-raportin e parë të ZKA-së, por ato janë larguar në raportin final.(KohaDitore)