Aurela Gaçe ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të mbajtur të gdhendur në zemër dashurinë për dy vajzat e saj, Grace dhe Abigail. Ajo ka realizuar një tatuazh në krah dhe madje ka qenë vetë vajza e madhe Grace, ajo që e ka ndihmuar.
Këngëtarja vlonjate tregoi dje përmes Instagramit, se kishte zgjedhur të shkruante dy emrat e vajzave në krahun e majtë. Por shkrimin nuk do ta bënte tatuatori, por vetë vajza e saj, e cila me shkrim dore shkroi emrin e vet dhe të të motrës. “Shkrimi i Grace, tani në lëkurën e mamit”, shkruan Aurela teksa publikon videon kur Grace i shkruan emrat në krah.