Aurela Gaçe flet e revoltuar pas lajmeve të pavërteta për shëndetin e saj: Moralin ku e keni?

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja nga Shqipëria, Aurela Gaçe, ka qenë shumë shpesh e përfshirë në fushatat e ndryshme kundër kancerit të gjirit.

Ajo pak vite më parë bëri thirrje që gratë dhe vajzat t’i thonë frikës ‘Stop’ dhe ta parandalojnë çdo problem, duke bërë kontrollet e gjirit.

Megjithatë, disa prej medieve shqiptare i janë rikthyer këtij postimi duke deformuar mesazhin e tij.

“Aurela Gaçe bën ekon e gjirit dhe përlot me fjalët: “Dua t’i shoh vajzat e mia të rriten dhe unë të jem pranë tyre” – kanë qenë disa prej titujve që e kanë revoltuar artisten e njohur.

Këto shkrime po ashtu kanë shqetësuar edhe të afërmit e fansat e këngëtares, me këtë rast është detyruar të bëjë edhe një reagim.

Postimi i plotë i Gaçe:

“Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli?

Në 2018,kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrollet e gjirit, e ketë e kam bere duke treguar edhe që edhe unë bej kontrollet,se kam frikët e mija si secili nga ne, se kam familje, se dua te jetoj si te gjithë, e të qënurit këngëtare nuk me jep asnjë imunitet mbrojtje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.

Tani, ky lajm, përsëritet ,në 2021, duke e bërë titullin, fiks kështu siç e shikoni, që te gjeneroje disa klikime në portalet e këtyre që arrijnë e luajnë edhe deri me shëndetin.

Me morën miq ne telefon. Më pyesnin nëse isha mirë.

S’po e kuptoja. Pastaj me dërguan shkrimet.

E lashë te shkonte. Ndërkohë miq, qoftë edhe njerëz dashamirës më ndalojnë ne.rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar,sepse sigurisht, automatikisht, lexojnë titullin mendojnë të keqen.

Jam e indinjuar.

Këto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për te ndihmuar gratë ( ashtu siç ishte edhe qëllimi im) ,por.për të gjeneruar vetëm disa klikime.
Bravo.

Thonë që në këto raste, të shtohet jeta.

Moralin ku e keni? Si mund te manipuloni edhe me lajme për shëndetin?”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme