Flori Mumajesi sjell coverin e këngës “Të dua” nga Aurela Gaçe

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 09:49 | Nga

Një javë më parë, këngëtarja Aurela Gaçe ka lansuar projektin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për baladën “Të dua”,  projekt ky për të cilin deri tani këngëtarja ka marrë komente pozitive, shkruan lajmi.net.

Këtë këngë, kantautori Flori Mumajesi e ka risjell këtë projekt në version të ri, të kënduar me një zë të mrekullueshëm.

“Te dua cover. Pa shume ze por me shume shpirt. Faleminderit per muziken e vertete dhe fjalet e verteta?”, ka shkruar Flori mbi videon që publikoi në Instagram.

E emocionuar nga kjo befasi që iu është bërë, Aurela ka shkruar “Kur zgjohesh nga nje surprize e tille nga Flori”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme