Aurela Hoxha thyen heshtjen pas raportimeve se u bë nënë

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Aurela Hoxha është njëra nga ato personazhe të njohura të showbizit e cila e ka mbajtur jetën private larg syrit të publikut. Ndërkohë, që përflitej se modelja është në një lidhje dashurie prej 6 vitesh, e se asnjëherë nuk u zbulua se kush është partneri i saj.

Para disa kohësh, në media rozë përflitej se ajo mund të ishte shtatzënë, megjithatë në rrjete sociale nuk publikoi asnjëherë ndonjë fotografi me barkun e rrumbullakosur.

Duket se aludimet kanë rezultuar të vërteta pasi Aurela është bërë me të vërtetë nënë për herë të parë. Burime të medias ‘iconstyle.al’ kanë konfirmuar se modelja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë muajin e kaluar.

Aurela së bashku me partnerin janë bërë prindër të një djali, megjithatë kanë preferuar ta mbajnë ende ‘sekret’ këtë lajm.

Kujtojmë se prej pak kohësh, ajo është larguar nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini dhe ka organizuar disa sfilata me modele shqiptare e të huaja jashtë vendit.

Por, Aurela u bë e ‘gjallë’ përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, teksa publikoi fotografi të realizuara nga pushimet.

Ajo u shfaq buzë plazhit e veshur me bikini të zeza, por nuk sqaroi nëse fotografia është realizuar tani apo më parë.

Megjithatë, modelja e la ende ‘mister’ çështjen e lindjes së fëmijës, e që pritet që të tregojë nëse ka lindur fëmijë apo jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme