Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur për të ardhmen e Ivan Perishiqit dhe Stevan Jovetiqit.
Në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e klubit nga Milano për tregun e transferimeve, italiani ka thënë se kroati dhe malazezi nuk do largohen.
“Ishte një darkë mes shokëve. Veqino? Nuk e komentoj”.
“Jovetiq e Perishiq janë lojtarë të Interit për momentin dhe nuk do shkojnë askund”, ka thënë Ausilio për Sportitalia.
Për Perishiqin ka shfaqur interesim serioz Manchester Unitedi.