Australia dhe Holanda edhe zyrtarisht e kanë akuzuar Rusinë se është përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines mbi Ukrainë në vitin 2014. Ky aeroplan civil transportonte 298 njerëz ku të gjithë kanë vdekur derisa aeroplani në linjën Amesterdam-Kuala Lumpur fluturonte mbi rajonin i cili ishe nën kontroll të kryengritësve të Ukrainës.
Ekipi ndërkombëtar i hetuesve të udhëhequr nga holandezët dje e ka kryer hetimin dhe ka konstatuar se aeroplani është rrëzuar me sistemin raketor rus BUK.
Rusia i mohon këto pretendime se në atë rajon ata kanë pasur diçka me rrëzimin e aeroplanit civil.