Australia e çon në OBT mosmarrëveshjen e verës me Kinën

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Australia do të paraqesë një ankesë zyrtare në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), pasi Kina vendosi deri në 218% tarifa për verën e saj vitin e kaluar.

Këto  tarifa Kina ka thënë se u rritën për shkak të keqpërdorimit të tregtisë, të cilën Australia e mohon dhe thotë se mbetet e hapur për t’u angazhuar direkt me të për zgjidhjen e kësaj  çështjeje.

Kina është tregu kryesor për eksportet australiane të verës dhe ata po thonë se kantinat  e kësaj pijeje janë goditur keq nga rritjet.

Kurse, vendimi për ta çuar mosmarrëveshjen në OBT u mor pas konsultimit të gjerë me prodhuesit e verës, ka deklaruar qeveria australiane, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

“Qeveria do të vazhdojë të mbrojë me forcë interesat e prodhuesve të verës australiane, duke përdorur sistemin e vendosur në OBT për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona”, është shprehur  Dan Tehan, ministër i tregtisë, turizmit dhe investimeve i këtij shteti.

Ndwrsa, Kina nga ana tjetër, po ashtu akuzon Australinë për një praktikë tregtare të quajtur ‘dumping’, e cila është e paligjshme në listën e ligjeve tregtare ndërkombëtare.

‘Dumping’ është kur një vend eksporton një produkt në vendin tjetër me një çmim që është më i ulët sesa zakonisht dhe e vendos në tregun e tij të brendshëm, e qëllimi i tij  është të rrisë pjesën e saj të tregut në vendin e huaj dhe të nxisë konkurrencën.

Përndryshe, të dy vendet janë partnerë të rëndësishëm tregtarë, por marrëdhëniet diplomatike midis tyre janë përkeqësuar që kur Australia bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për origjinën e COVID-19.

Në fund të vitit të kaluar Kina prezantoi tarifat e saj për verën australiane dhe tha që ato mund të qëndronin në vend për pesë vjet.

E kjo ishte një lëvizje që pasoi me muaj sanksione të tjera ndaj mallrave Australiane, të tilla si elbi, viçi dhe qymyri.

Prodhuesit australianë kishin dërguar vetëm 12 milionë dollarë verëra në Kinë në katër muaj nga dhjetori 2020, deri në mars 2021, sipas shifrave të industrisë, teksa në të njëjtën periudhë kohore një vit më parë, ata kishin eksportuar 325 milionë dollarë verë në Kinë.

Të ngjashme