Australia thotë se do të fillojë lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit për të huajt, duke i dhënë përparësi grupeve të caktuara.
Migrantët e kualifikuar dhe studentët e huaj, si dhe shtetasit e Japonisë dhe Koresë së Jugut, do të jenë ndër ata që do të lejohen të hyjnë nga 1 dhjetori në Australi, shkruan BBC.
Kusht i i vetëm është që të jenë të vaksinuar plotëisht. Australia ka zbatuar disa nga kontrollet më të forta kufitare në botë që nga marsi i vitit të kaluar.
Kryeministri Scott Morrison e quajti vendimin e së hënës një “hap të rëndësishëm përpara”.
Vendi ka filluar një rihapje të ndarë me faza, pasi arriti objektivin e vaksinimit. Më shumë se 85% e australianëve mbi 16 vjeç janë tashmë plotësisht të vaksinuar.