Atleti i njohur vdes në moshën 32 vjeçare pas një infeksioni

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Një lajm i rëndë ka ardhur nga Australia ku atleti brazilian, Ian Matos, i cili ishte edhe pjesë e ekipit olimpik për kërcimin në ujë në Lojërat Olimpike 2016, vdiq në moshën 32-vjeçare si pasojë e një infeksioni në mushkëri.

Lajmi i dha nga Komiteti Olimpik Brazilian (COB), ku shprehin “keqardhjen e thellë” për vdekjen e parakohshme të kërcyesit olimpik.

Atleti ishte shtruar që prej 30 tetorit në një spital në Rio de Zhaneiro, fillimisht si pasojë e një infeksioni në fyt, i cili kaloi në ezofag dhe më pas çoi në komplikacione të frymëmarrjes.

Ian Matos, specialiteti i të cilit ishte trampolina me tre metra, filloi të shquhej si junior dhe mori pjesë në disa kampionate Panamerikane dhe Botërore, krahas Lojërave Olimpike Rio-2016, kompeticion në të cilin u rendit i teti. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme