Australia përballet me valën e dytë të COVID-19, 17 të vdekur në 24 orët e fundit

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Australia ka shënuar 17 vdekje të reja si pasojë e COVID-19 këtë të diel.

Autoritetet e atjeshme deklaruan se në shtetin Victoria, i cili është i goditur më së shumti nga koronavirusi , ka filluar të bie numri i vdekjeve.

Në Australi numri i përgjithshëm i të infektuarve është 24.500 po ashtu janë edhe 502 vdekje.

Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews, tha se shteti, i cili është pothuajse në gjysmën e rrugës të bllokimit që ka tash e gjashtë javësh, kishte konfirmuar 208 raste të reja në 24 orët e mëparshme.

Kjo shifër ishte më e lartë se 182 raste të reja të raportuara të shtunën, por ajo ishte akoma më e ulët se mesatarja javore, tha ai.

“Ne do të mposhtim këtë valë të dytë”.

“Dhe atëherë ne do të jemi në gjendje të fillojmë procesin e hapjes. Saktësisht kur kjo është, ne nuk mund t’u japim njerëzve një datë përfundimtare. Por … qëllimi im është që ta përmbyllim vitin me diçka – një COVID normal”, ka thënë Andrews para gazetarëve.

Andrews tha se 11 nga 17 vdekjet e konfirmuara të dielën ishin të lidhura me shpërthimin e viruseve në ambientet e kujdesit për të moshuarit, shkruan Reuters.

Të ngjashme