Ndonëse me masa të rrepta kufizuese, Australia ka dhuruar spektakël me fishekzjarrë me rastin e ndërrimit të moteve.
Ndryshe nga vitet e kaluara, australianët që zakonisht i shikojnë fishekzjarrët shumëngjyrësh nga limanet dhe bregdeti kësaj radhe u detyruan që spektaklin kësaj radhe ta përcillnin përmes televizorit.
Shumë fishekzjarrë mahnitës u hodhën nga ura e famshme e Sydneyt. Për disa minuta, qielli mori ngjyrë të kaltër, rozë, vjollcë, të gjelbër dhe të verdhë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.