Australia është tashmë zyrtarisht vendi i parë në botë që ka nisur hapjen masive pas pandemisë së coronavirusit.
Kryeministri Daniel Andrews, ka njoftuar se që nga dita e sotme, Australia e Jugut, do të nisë tashmë jetën normale, duke pasur parasysh vetëm higjienën maksimale nga ana e qytetarëve.
Tashmë shkollat janë rihapur, baret dhe restorantet janë sërish në funksion. Pishinat gjithashtu janë të hapura, duke bërë që njerëzit t’i kthehen jetës së tyre normale, sikur COVID-19, të mos kishte ekzistuar kurrë.
E vetmja gjë që duhet pasur parasysh është që të mos mblidhen më shumë se 10 persona në grup. Tashmë edhe ceremonitë mortore do të organizohen njësoj si më parë, duke bërë që të ndjerët të marrin lamtumirën që meritojnë.
Por, me lehtësimin e bllokimeve, vjen edhe frika se do të godasë një valë e dytë e COVID-19, kështu që qeveria australiane ka vënë në dispozicion 20 milionë dollarë për një reagim më të shpejtë, nëse ndodh një gjë e tillë, transmeton living.
Deri më tani në Australi janë regjistruar 6,927 qytetarë të prekur nga COVID-19, dhe 6,035 prej tyre janë rikuperuar. Ndërkohë që 97 persona kanë humbur jetën.