Ministrat e ri në qeverinë kalimtare të Austrisë janë betuar sot dhe tani ka specialistë në vendet që mbetën të lira pas tërheqjes së anëtarëve nga Partia e Lirisë së Austrisë (FPO).
Në qeverinë e re të përkohshme austriake, Ministria e Mbrojtjes udhëhiqet nga një person ushtarak, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës austriake, gjenerali i përgjithshëm Johan Luif, i cili ishte në misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.
Ai, si dhe ekspertët e tjerë – nëpunës të lartë civilë – u propozuan nga kancelari Sebastian Kurz.
Ministri i Mbrojtjes është një ushtar me përvojë, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm dhe shef i Drejtorisë së Shtabit të Përgjithshëm.
Ish-presidenti i Gjykatës së Lartë Eckart Raz do të jetë në postin e ministrit të brendshëm, ish-kreu i resorit social do të jetë ish-shefi i seksionit Walter Peltner, i afërt me SPO-së opozitare dhe drejtuesi i kontrollit të fluturimeve Valeri Hakl do të marrë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa Ministrinë e Sportit, të cilën e kishte në udhëheqje Heinz Kristian Strahe, tash e ka marrë Juliana Bogner-Strauss, e cila tashmë është në krye të ministres për Çështje të grave dhe zëvendëskancelar është ministri i Financave Hartvig Leger.
Në postin e shefes së diplomacisë ka mbetur Karin Knajsel, e cila erdhi në qeveri përmes FPO si kandidate e pavarur.
Parlamenti austriak do të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm të hënën, kushtuar çështjes që çoi në rënien e qeverisë, pas videos që tregoi se udhëheqësi i FPO Heinz Kristian Strache ofron për mbesën e miliarderit rus punë shtetërore në këmbim të ndihmës financiare për partinë e tij.
Në këtë seancë, siç njoftuan disa parti opozitare, mund të kërkohet një votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kancelarit Sebastian Kurz, i cili do të merret me çështjet e shtetit deri në zgjedhjet e parakohshme në shtator.