Austria ndalon vendosjen e shamive në shkollat fillore

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti i Austrisë ka miratuar një ligj për ndalimin e bartjes së shamive nga vajzat që vijojnë mësimet në shkollat fillore.

Ligji në fjalë ka të ngjarë të sfidohet si diskriminues në Gjykatë Kushtetuese të Austrisë.

Ligji u miratua të mërkurën vonë në mbështetje të koalicionit qeverisës të Partisë Popullore Konservatore të Kancelarit, Sebastian Kurz dhe Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë.

Ndryshe Qeveria e mëparshme e Austrisë kishte ndaluar mbulesën në Gjykata e vende të tjera publike.

Zyrtaret e policisë, gjykatave dhe të prokurorive publike gjithashtu e kishin të ndaluar të mbanin shamitë, raporton The Indepedent.

Përjashtime do të bëhen për mbulesat e kokës për shkaqe mjekësore apo për të ftohtë nga shiu e bora.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme