Austria nuk do të përdorë vaksinën “Sputnik V” të Rusisë derisa Agjencia Evropiane e Barnave ta miratojë atë, ka thënë kancelari Sebastian Kurz.
Vendi ka qenë në negociata me Rusinë për të blerë 1 milion doza vaksine, por urdhëri ende nuk është dhënë.
Kurz deri vonë kishte shmangur sqarimin nëse vendi do të priste për miratim nga rregullatori evropian, ose, si Hungaria, të jepte vaksinën ruse anti-COVID pa dritën jeshile nga EMA.
Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka administruar vaksinën, megjithëse Sllovakia ka porositur edhe doza.
“Shpresojmë që shpejt të miratohet nga EMA pasi çdo dozë shtesë e vaksinës na ndihmon të shpëtojmë jetë”, ka thënë Kurz në një deklaratë, duke shtuar se qeveria kishte rënë dakord të bënte porosinë.