Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka takuar Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Sipas një shkrimi të Bytyqit në rrjetin social Facebook, ata kanë biseduar biseduar për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve, për projektet në proces dhe mundësitë për bashkëpunim në projekte të reja.
“Falënderova ambasadorin austriak për mbështetjen e madhe që ka dhënë vazhdimisht shteti i tij dhe për ndihmën e vazhdueshme, e cila po i kontribuon ngritjes së cilësisë në arsim.
Gjithashtu, bashkëbiseduam edhe për projektet e përbashkëta, të cilat janë në proces, siç është projekti ALLED, që do të ndihmon shumë në zhvillimin e shkollave profesionale dhe projektin HERAS, projekt ky që po e ndihmon MAShT-in në procese të rëndësishme në arsimin e lartë në Kosovë, etj”, ka thënë Bytyqi.
Gjatë takimit, ambasadori Pfandler theksoi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në synimet e saj për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.