Austria është duke vazhduar me kufizime sa i përket turistëve.
Ambasada e Austrisë në Prishtinë, në një përgjigje për Telegrafin, ka bërë të ditur se hyrja e turistëve është e përcaktuar në “Rregulloren e Hyrjes Covid-19”, dhe që ende nuk ka ndonjë vendim për lejimin e turistëve.
“Siç përcaktohet në rregulloren e përmendur, hyrja në Austri nga vendet e tilla sikurse Kosova aktualisht nuk lejohet, përveç rasteve të jashtëzakonshme ekzistuese siç janë ato për shtetasit e BE-së, ose personat që janë normalisht banorë të një shteti të BE-së”, ka deklaruar Ambasada austriake për Telegrafin.
Gjithashtu, kjo ambasadë bën të ditur se shtetasit e BE-së mund të lejohen në Austri, por që duhet të jenë të vaksinuar kundër Covid-19.
Ndryshe, për më shumë së një vit, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të aplikojnë për viza turistike, përveç rasteve urgjente.