Autobusët e “Trafikut Urban” në Prishtinë do të qarkullojnë deri në orën 20:00

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrja e trafikut urban në Prishtinë njofton qytetarët se qarkullimi i autobusëve urban do të zgjatet për një orë, pas ndryshimit të masave nga ana e qeverisë në detyrë.

“Trafiku Urban” thotë autobusët tashmë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00 deri në një njoftim tjetër nga institucionet përgjegjëse.

Njoftimi i plotë i Trafikut Urban:

Zgjatja e orarit të qarkullimit deri në ora 20:00

Sipas Vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00, deri në ndonjë vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse.

Vlen kufizimi gjatë pandemisë max. 25 udhëtarë/autobus.

Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët!

Për më shumë sqarime, të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes telef & Viber:

045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme