Sylejman Kllokoqi, fotoreporter në AP, në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 ka dhënë informacione për aksidentin tragjik në Bullgari.
Kllokoqi i cili ndodhet në autostradën e Strumës në Bullgari, aty ku edhe ndodhi aksidenti, ka treguar se autobusi është ende në vendin e ngjarjes dhe se rreth 10-15 mantilbardhët ende janë duke punuar rreth tij.
“Është një vend malor, është autostradë, një rrugë shumë e hapur dhe ne si gazetar jemi këtu 1 kilometër larg autobusit ku ka ndodhur tragjedia. Çfarë mund të shohim nga këtu janë mantilalbardhët që kanë mbërri edhe nga Maqedonia e Veriut edhe nga Bullgaria dhe janë duke i bërë ekspertizën. Rruga është komplet e bllokuar dhe nuk ka kalime këtu pos mantilbardhët dhe ndihmat e shpejta të cilat lëvizin, vinë deri te autobusi dhe kthehen. Policia nuk lejon kurrfarë afërsimi te autobusi. Autobusi është ende aty. Ende janë mantilbardhët duke punuar rreth autobusit”, ka deklaruar ai.
Tutje ai ka thënë se është e çuditshme se si nafta është ndezur aq shpejtë.
“Nuk e di sa është humane, nëpërmjet gazetarëve flitet se goma e djathtë ka eksplodu, por sa është kjo e vërtetë, vërtetë nuk e dimë. Është pak për çudi që nafta të ndizet aq shpejtë, ne e dimë si ndizet benzini e jo nafta aq shpejtë. Ka pas edhe disa kanistera brenda me derivate, sa është e vërtetë duhet me e prit finalen, mos të spekulojmë. Është një çudi, për pak muaj tri tragjedi neve na ndodhën, ajo e Zagrebit, kjo e Tetovës dhe kjo që po ndodh, thuajse me neve diçka nuk është në rregull”, ka shtuar ai.