Autobusi me emigrantë përplaset me një kamion, humbin jetën 71 persona në Afganistan

Prishtinë | 20 Gus 2025 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 71 persona kanë humbur jetën të martën mbrëma në një aksident automobilistik në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit, raporton agjencia “Reuters”.

Në mesin e viktimave janë 17 fëmijë. Një autobus me emigrantë të deportuar u përfshi nga zjarri pasi u përplas me një kamion dhe një motoçikletë, ka thënë zëdhënësi i qeverisë rajonale Ahmadullah Muttaqi.

Ai ka shpërndarë një video në rrjete sociale.

“Zjarrfikësit arritën shpejt, por për fat të keq, nuk arritën t’i shpëtojnë viktimat”, tha Muttaqi.

Të ngjashme