Autobusi ngjyrë rozë ka filluar qarkullimin të hënën në kryeqytet, raporton Ekonomia Online. Nisja është bërë në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te New Born e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.
Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku bëri të ditur se shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.
Ai ka falënderuar ekipet e basketbollit të Trepçës e Pejës, lojtarët e së cilave do të veshin bluzat “Race for the Cure Prishtina 2023” në shenjë mbështetje për fushatën e vetëdijësimit kundër kancerit të gjirit.
Sadiku shtoi se se qëllimi i këtij autobusi do të jetë vetëdijesimi dhe inkurajimi i grave për bërjen e mamografisë, për parandalimin e kancerit të gjirit.
“Qëllimi ynë sot është që bashkërisht ta promovojmë autobusin pink në Prishtinë, i cila ka për qëllim vetëdijesimin e grave për bërjen e mamografinë”.
“Prishtina këtë vit iu ka bashkëngjitën 140 qyteteve në botë që marrin pjesë në ‘Race for the Cure’, sivjet Prishtina në vitin 2023, e cila ka filluar në vitin 1983 si aktivitet e qëllimi i të cilës është me i përkrahë gratë që kanë kancer të gjirit dhe njëkohësisht me i vetëdijesua gratë tjera që me e bë mamografinë, sepse fatkeqësisht statistikat tregojnë që çdo e teta grua në botë, ka me u sëmurë prej kancerit të gjirit dhe e vetmja armë që e kemi sot, me zbuluar herët është, për me zbuluar herët duhet me e bo mamografinë”, tha ai.
Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj tha se ë gjithë që bëjnë monografinë në tetor udhëtojnë falas me “Trafikun Urban”.
“Është shumë e rëndësishme për neve vetëdijesimi i qytetareve të jetë në pikën më të mirë të mundshme, ne përmes këtyre kampanjave, këtyre fushatave, është e rëndësishme me bo ç’mos që njerëzit me e ditë që qytetari është edhe i mbrojtur edhe për i përmirësuar gjithmonë. Nëse ka një angazhim prej komunës, edhe për njerëzit që punojnë për komunës, i ftoj të gjitha gratë që e bëjnë mamografinë, ato do të pajisen më një biletë falas dhe kjo është diçka që munden me e bo gjithë, edhe i ftoi të gjitha që të marrin pjesë, të kontrollohen edhe shpresoj që të dalin mirë”.
Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahtaçiu tha se të gjitha gratë duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e bërjes së mamografisë falas, me qëllim për ta mbrojtur vetën.
“Jemi këtu sot me e filluar rrugëtimin e parë të autobusit të parë rozë. Shpresojmë që nuk është autobusi i fundit që shërben për mesazhin të cilën duhet t’a dërgojmë gjithandej meqë sa më shumë gra të kontrollohen, ta mbrojnë vetën, t’a duan vetën, të shfrytëzojnë mundësinë ta bëjnë mamografinë falas”.
Mehreme Brahimi, shofere në “Trafikun Urban”, u shpreh e kënaqur që po kontribuojnë në ndërgjegjësimin e grave për kancerin e gjirit.
“Sot kam nderin që operoj në linjën që është në sensibilizimin e grave, sot operojmë në linjën katër, që ka destinacionin në Gërmi dhe Matiçan, të gjitha gratë që do e bëjnë mamografinë janë pa pagesë. Linja është çdo orë prej secilës pikë dhe është gjatë gjithë muajit tetorit, kemi nderin që edhe Trafiku Urban është në ndihmën e këtyre grave dhe ka vendos që këtë autobus të operoj gjatë muajit tetor, të linjës katër”.
Të kënaqur u shprehën edhe qytetarët e Prishtinës, të cilët e përdorën këtë autobus. Ajet Kërolli, tha se kjo është një ide e shkëlqyeshme.
“Ka nevojë, por është shumë aktivitet i mirë edhe është e qëlluar kjo, për femrat për kancer të gjirit, kjo është ide e mirë e shkëlqyeshme”.
Raimonda Pera tha se këto vizita janë të nevojshme për gratë, raporton EO.
“Vizita duhet, sa më shumë të bësh më mirë është se e bënë për trupin tonë, është më mirë”.