Nëse po luani kundër lojtarëve të mëdhenj në tregun tuaj, automatizimi mund të ju kursejë kohë dhe para dhe në të njëjtën kohë duke mbledhur të dhëna të mëdha për biznesin tuaj të vogël.
Le ta pranojmë: Mund të jetë dërrmuese t’ia dilni me të gjitha strategjitë e reja të marketingut digjital, medieve sociale, fushatave dhe të gjitha mundësive tjera në botën e teknologjisë së marketingut. Keni shumë për të zgjedhur, dhe tashmë është bërë një term i vetëm martek (marketing-teknologji).
Përderisa korporatat më të mëdha të botës dedikojnë ekipe të tëra në monitorimin dhe reagimet në media sociale, udhëheqësit e bizneseve fillestare duhet të drejtojnë anije më të vogla. Zyrtari i Lartë i Marketingut është shpesh i njëjti person si Kryeshefi Ekzekutiv ose si Zyrtari i Lartë Financiar. Këto sfida e bëjnë të vështirë të qëndroni në trend kur vjen puna tek marketingu dhe zbatimi i këtyre strategjive në mënyrë efikase.
Ende, marketingu ka potencial të madh të rritjes për bizneset fillestare udhëheqësit e të cilëve mund të gjejnë kohë për t’a eksploruar. Njerëzit zgjedhin bizneset e vogla për një arsye. Mos filloni të mbështeteni aq fuqishëm në automatizimin e marketingut sa të humbisni kontaktin tuaj personal.
Në rezultatin e madh, koha në të cilën bizneset fillestare investojnë në automatizimin e marketingut do të rrjedhin operimet dhe do të ndihmojnë kompanitë të rriten më shpejtë. Këtu janë disa arsye për të marrë në konsideratë këtë lëvizje për të futur automatizimin në planin tuaj të marketingut.
Ka të njëjtat rregulla për të gjithë
Bizneset e reja fillestare ndihen sikur peshq të vegjël duke provuar të kalojnë peshkaqenët në një lojë mbijetese. Raportet zbulojnë se pothuajse gjysma e pronarëve të bizneseve të vogla menaxhojnë përpjekjet e marketingut vetëm, të gjitha në të njëjtën kohë duke u marrë edhe me punë tjera nga burimet njerëzore tek shitjet. Automatizimi i marketingut ndihmon në sjelljen e një ekuilbri duke ofruar mjete të zgjuaara të cilat janë të lehta për t’u përdorur dhe vendosur.
Nuk dini shumë për analitikat? Kjo është në rregull. Kompanitë si GetResponse dhe Act-On, mund të ju ndihmojnë të qartësoni vendimet e marketingut. Më e mira nga të gjitha? Ato vendime ndodhin automatikisht, bazuar në specifikimet që i bëni gjatë procesit tuaj. Kjo mund të shtojë orë në ditën tuaj, pa përmenduar mijërat ( ose milionat) në shitje nëse e përdorni mirë.
Krijon një bazë të vlefshme të të dhënave
Informacionet e mbledhura gjatë automatizimit të marketingut shkojnë përtej kontakteve dhe konsumatorëve potencialë. Janë në fakt të dhënat e mëdha. Është lloji i njohurisë i cili mund të ju ndihmojë të merrni vendime të zgjuara se si të dërgoni biznesin tuaj përpara.
Automatizimi i marketingut mund të ju ndihmojë të vendosni se cili stil i gjuhës ose i tonin funksionon më së miri me segmente të ndryshme të audiencës, të cilat audienca kanë më shumë gjasa të blejnë produkte të caktuara dhe kur konsumatorët tuaj kanë më shumë gjasa të blejnë. Madje mund të ju ndihmojë të kuptoni se ku po humbisni konsumatorët gjatë rrugëtimit digjital? Pse po braktisin kartat e tyre të blerjes? Si mund t’iu jepni atyre më shumë nxitje për të përfunduar shitjen dhe për të shtyer përqindjen e shkëmbimit?
Në themel, është sikur të punësosh një agjenci marketingu. Përveç që është më e lirë, dhe gjithmonë në dispozicionin tuaj, pavarësisht se sa e vogël është kompania juaj për momentin.
Ju ndihmon të shndërroni kandidatët në shitje
A po kujdeseni për kandidatët tuaj? Nëse drejtoni një biznes fillestar, gjasat janë se ju nuk keni kohë për këtë funksion të rëndësishëm të zhvillimit të biznesit. Kujdesi për kandidatët tuaj kërkon më shumë se kontakte dhe kontrollime të vazhdueshme. Do të thotë të drejtoni kandidatin tuaj drejt qëllimit ose rezultatit tuaj të dëshiruar.
Këta kandidatë tregojnë 20 përqind rritje në shitje krahasuar me ata të pakujdesshmit. Automatizimi i marketingut mund të ju ndihmojë të menaxhoni ridrejtimet kur dikush ka lënë një artikull në një kartë të blerjeve online dhe madje të dërgoni zbritje të produkteve dhe tjera nxitje nëse një konsumator nuk blen pas rikujtimit tuaj të parë. Gjithashtu bazohet në një seri të deklaratave të thjeshta ‘’nëse/kur’’ të cilat i vendosni kur krijoni fushatat tuaja.
Në themel, automatizimi ju shndërron në një profesionist marketingu me një numër të panumërt të duarve të cilat mund t’i kapni me konsumatorët tuaj gjatë rrugëtimit të tyre të blerjes.
Mund të ju kursejë kohë dhe (të fitoni) para
Në botën e sotme të biznesit me ritëm të shpejtë, është pothuajse e pamundur të arrini partnerët potencialë të biznesit manualisht, të paktën jo në mënyrë efikase. Automatizimi i marketingut ju ndihmon edhe këtu, gjithashtu.
Sapo të krijoni listën tuaj, mjetet e automatizimit të marketingut mund të bëjnë shumë për ju. Ato madje mund të ju ndihmojnë të krijoni përmbajtje dhe të vendosni efikasitetin e tyre për fushata të së ardhmes. Kjo do të thotë të mos punësoni punonjës të pavarur, të punoni me serverë të emaileve ose t’u përgjigjeni individualisht çdo pyetjeje.
Marketingu përmes teknologjisë mund të trajtojë ato detyra dhe më shumë, duke filluar në 50 dollarë në muaj. Sapo të shihni përfitimet e tij, ju do të dëshironi të vazhdoni dhe t’i jepni mundësi aatij të krijojë forma dhe faqe dhe gjtihashtu të menaxhoni përgjigjet tuaja ndaj kandidatëve të prodhuara nga këto mjete.
Mund të rritet
Mund edhe të mos e them, por si shumë shërbime të bazuara në internet sot, automatizimi i marketingut mund të rritet. Ju mund të paguani në bazë të numrit tuaj aktual të kontakteve, dhe shërbimi do të rritet së bashku me ju.
Automatizimi i marketingut ka potencial të madh për çdo biznes fillestar. Në fund, automatizimi i marketingut duhet të ndihmojë konsumatorët të kuptojnë më mirë markën tuaj, vizionin dhe produktet. Është vetëm një mënyrë tjetër që të zgjeroni prezencën tuaj. (Daniel Newman/Entrepreneur)