Autor i sulmit me sëpatë në Gjermani, një 36-vjeçar nga Kosova

Dusseldorf | 10 Mar 2017 | 12:49 | Nga

Policia gjermane e ka konfirmuar se personi që sulmoi 9 persona me një sëpatë, në stacionin qendror te trenave në Dusseldorf të Gjermanisë, është nga Kosova, por që jetonte në Wuppertal.

Nga të dhënat në faqen zyrtare të Policisë Gjermane, thuhet se ai është një 36-vjeçar nga Kosova, i cili la të plagosur 9 persona të enjten mbrëma, në stacionin qendror të trenave në Dusseldorf të Gjermanisë.

Të enjten mbrëma, një 36-vjeçar nga Kosova që jeton në Wuppertal, lëndoi disa persona me anë të një sëpate. Më pas ai iku nga stacioni duke kërcyer nga ura. Autori pësoi disa lëndime. I nënti ka qenë polic dhe vuan nga sëmundje mendore”, shkruan policia gjermane në faqen e tyre.

Policia nuk e përjashton mundësinë që autori mund të ketë edhe një të kaluar terroriste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme