Autori Habib Zogaj përmbledh pajtimin e gjaqeve në një libër

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 13:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është bërë promovimi i librit nga Habib Zogaj, Lëvizja Kombëtare e Pajtimit të Gjaqeve-Malishevë, Kuvendi i Bubavecit, raporton Ekonomia Online.

Veprimtari, Mehmet Rukiqi tha se thënë kultura dhe arti po pasurohen edhe me një vepër të tillë shumë të rëndësishme.

“Fjala kuvend e ka kuptimin e tubimit, dialogut. Këtë kuvend e organizoi populli. Vepra si e tillë i plotëson të gjitha kushtet gjuhësore, letrare dhe paragrafët më të nevojshme kjo i plotëson. Ne aspektin teorik letrat të veprës Kuvendi i Bubavecit do të theksoi moment e folklorit”.

“Kur s’mund të studiojmë historinë pa ndihëm e folklorit. 59 vjet më parë kryesisht të burgosur politik të kryejnë amanetin e Ramadan Shabanit që ne të jemi të pajtuar. S’ka fitore pa pajtim dhe s’ka luftë pa pajtim. Në Junik janë falur 26 gjaqe”.

Hoxhë Xhevat Kryeziu ka falënderuar të gjithë anëtarët e këshillit të pajtimit dhe ata që shtrinë dorën e pajtimit për faljen e gjaqeve.

“Në librin dhe dokumentarin do të përmendet emri im disa herë. Gjaku i parë u fal në Pejë ndërsa i dyti në Krajkovë”.

Autori i librit Habib Zogaj, tha se për ta botuar këtë libër ka pasur përkrahjen e të gjithëve, raporton EO.

“Është e pamohueshme përkrahja nga familja. Ju zotohem se pasi ta keni lexuar do t’i kem parasysh të gjitha këshillat”.

Të ngjashme