Familja fal gjakun e kryetarit të vrarë të Bogovinës

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 15:03 | Nga

Në mjediset e shkollës “Abdyl Frashëri, në fshatin Bogovinë u mbajt mbledhja komemorative në nder të kryetarit të ndjerë të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi..

Para të pranishmëve fjalë rasti mbajti familjari Idriz Zejneli i cili pasi shprehu dhimbje për humbjen e familjarit të tyre, deklaroi që familja e tij nuk do të kërkon llogari nga familja e vrasësit të Hazbi Idrizit.

“Ne besojmë në Zot dhe Zoti do ta gjykon. Ai e vrau dhe pastaj u vetëvra”, shtoj Zejneli.

Me këtë rast, në emër të administratës komunale, fjalë rasti mbajti Nuriman Tefiku, i cili i përlotur u shpreh që administrata dhe banorët e Komunës së Bogovinës humbi prijësin dhe njeriun që u kujdes për qytetarët dhe vendbanimet e kësaj komune.

Fjalë rasti mbajti kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe i Bervenicës, Enver Pajaziti. Në emër të drejtorëve të shkollave të Komunës së Bogovinës, fjalë rasti mbajti Safet Ramadani, drejtor i shkollës së Bogovinës. Pas mbarimit të ceremonisë, të pranishmit shprehen kujtimet e tyre në librin e zizë, në mesin e tyre Nevzat Bejta dhe Enver Pajaziti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme