Autori i masakrës së Utoya në Norvegji, Andres Behring Brevik ka kërkuar lirimin me kusht duke pretenduar se nuk është më një rrezik për shoqërinë.
Brevik nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese që nga vrasja e 77 personave nga sulmi i planifikuar në vitin 2011 dhe sipas ekspertëve është e pamundur që kërkesa e tij të pranohet. Randi Rosenqvist, psikiatrja që e ka ndjekur që nga burgosja në 2012 thotë se nuk ka vënë re ndryshime në sjellje .
“Në parim dhe praktikë, dikush që kërkon lirim me kusht duhet të tregojë pendesë dhe të tregojë se e kupton pse akte të tilla nuk mund të përsëriten,” tha ajo.
Familjarët e viktimave janë të shqetësuar se ai mund të përdor mundësinë e seancës gjyqësore për të tërhequr sërish vëmendjen mbi opinionet e tij ekstreme. Duke frymëzuar në këtë mënyrë njerëz që mendojnë si ai.
Në vitin 2012, Breivik iu dha dënimi maksimal prej 21 vitesh me një klauzolë të veçantë e përdorur rrallë në sistemin e drejtësisë norvegjeze – që ai mund të mbahet për një kohë të pacaktuar nëse konsiderohet një rrezik për shoqërinë.
Krimet e Breivik, të cilat ishin planifikuar me kujdes dhe të detajuara në ditarin e tij kanë ndikuar tek ekstremistët e tjerë të krahut të djathtë në mbarë botën.