Autoritetet italiane publikojnë për herë të parë pamjet rrëqethëse të shembjes së urës në Genoa

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 18:53 | Nga

Guardia di Finanza ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që shfaqin momentin kur shembet ura Morandi në Genoa, ku humbën jetën mbi 40 persona dhe shumë tjerë u lënduan.

Pamjet rrëqethëse tregojnë disa sekonda para shembjes veturat duke lëvizur lirshëm nën veturë, dhe kur befasisht krijohet një re e madhe pluhuri dhe copëza të betonit me armaturë përfundojnë në lumë, hekurudhë, ndërtesa e rrugë, transmeton Telegrafi.

Shembja e kësaj ure është cilësuar si një nga tragjeditë më të mëdha që ka prekur Italianë në 10 vitet e fundit, kurse ajo lidhte Italinë me Francën. Deri më tani janë publikuar video të shembjes së urës nga kënde të ndryshme, por asgjë nuk ishte më e qartë sesa pamjet që i publikuan Guardia di Finanza.Nga shembja e urës kanë humbur jetën edhe dy shqiptarë të cilët në ato momente gjendeshin në urë, kurse qindra zjarrfikës dhe pjesëtarë të shtabit të krizave kishin bërë të pamundurën që t’i shpëtojnë personat e ngecur në vetura nën rrënoja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme