Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, certifikon 8 bujq ferizajas në modulin e gjedheve

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 16:58 | Nga

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami sot ka marr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), bashkë me stafin e tij, me ç’rast në modulin e gjedheve janë kualifikuar 8 bujq ferizajas nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Ky kualifikim është i bujqve ferizajas është arritur pas trajnimeve përkatëse profesionale të organizuara nfa IADK dhe është i barasvlershëm me ato të dhëna nga institucionet tjera në vend dhe jashtë vendit, kjo për faktin se IADK është e akredituar dhe ka marr validitetin në modulin e blegtorisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Ky kualifikim i shërben blegtorisë lokale për zbatimin e plotë dhe gjithëpërfshirës të politikave bujqësore e blegtorale duke fuqizuar segmentin e kuadrove profesionale.

Drejtori Bajrami falënderoi drejtuesit e IADK-së për kontributin e tyre në fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme