“Autostrada Nish-Prishtinë do t’i normalizojë marrëdhëniet shqiptaro-serbe”

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 17:49 | Nga

Presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq përsëriti se për Serbinë është e domosdoshme që BE-ja të vendos për një ‘kornizë të saktë kohore’ në drejtim të anëtarësimit.

“Kjo për ne është çështja kryesore. Ne nuk duam të dëgjojmë më shumë premtime dhe vonesa. Ne duam të dimë se Evropa është e interesuar me të vërtet në ne, po ashtu edhe periudhën kohore”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se për Serbinë projektet më të rëndësishme janë ato të infrastrukturës duke filluar nga autostrada Nish-Prishtinë.

“Ky është një projekt i rëndësishëm. Nuk ka rëndësi vetëm ekonomike por edhe politike për t’i përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Ndërtimi i kësaj autostrade nuk ka kohë të mendojë për të kaluarën”.

Vuçiq ka shtuar se zhvillimi ekonomik dhe kushtet më të mira të jetesës janë mënyra më e mirë për të ulur tensionet në Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme