AUV asgjësoi 2 milionë kg produkte vitin e kaluar, testohen produktet që vijnë nga Serbia

Prishtinë | 22 Jan 2023 | 08:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Më shumë se 2 milionë kilogram e litra me produkte janë asgjësuar vitin e kaluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Ndërsa ndarjen e buxhetit nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 7 milionë euro, po mirëpritet nga ky institucion, raporton Ekonomia Online.

Drejtori Ekzekutiv i AUV-it, Flamur Kadriu, thotë se gjatë vitit 2021 kanë marrë inspektor komunal për veterinar, fitosanitar dhe sanitar nga komunat e Kosovës për të kompletuar nevojën që kanë.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Kadriu tha se produktet që vijnë nga Serbia testohen për sa i përket marrëveshjes CEFTA dhe se nuk dihet nëse janë të sigurta 100 për qind.

“Produktet që vijnë nga Serbia, ato që janë të lejueshme, domethënë atë që janë sipas marrëveshjes në kuadër të CEFTES po flasim. Ne i testojmë, asnjëherë s’mund të themi që çfarë do produkti prej cilit do shtet është i sigurt qind për qind prandaj edhe ekzistojnë procedura të cilat e verifikojnë se a është ushqimi i sigurt. Ne kemi një numër të madh të analizave që i bëjmë gjatë vitit, kontrollet fizike dhe ato të dokumentacionit që i bëjmë në pikat kufitare. Deri më tash nuk kemi raportime për ushqime të pasigurta, atë që ne i detektojmë që kanë ndonjë pengesë ose mund të shkaktojnë ndonjë rrezik ato largohen asgjësohen edhe nuk ju jepet qasja në treg”, tha ai.

Për sa i përket asgjësimit të mallrave, Kadriu tha se në vitin e kaluar janë asgjësuar afërsisht 2 milionë për kilogram dhe litra të cilat mund të jenë me afat të skaduar ose të pa përshtatshme për konsum.

Kadriu gjithashtu tha se Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e përcjellin çdo herë sfida derisa ajo më e vështira ishte në pandemi.

“Ne me asgjësim të mallrave kemi të çfarëdo lloji. Kemi produkte të cilave i’u skadon afati dhe operatorët i thërrasin që jemi prezent gjatë asgjësimi të tyre. Kemi produkte që gjinden në treg që kanë dalë jashtë afatit të përdorimit ose janë në dëmtime të ndryshme. Kohëve të fundit shumë shpesh jemi duke i lajmëruar në ankesat e konsumatorit, d.m.th konsumatori secilën herë si duket falë mediave sociale dhe rrjeteve të ndryshme kemi ankesa çdo ditë, ankesa të ndryshme dhe ne mundohemi që secilën ankesë ta realizojmë, ta verifikojmë se për çka bëhet fjala. Këto sjellin edhe numër i madh i asgjësimeve, ne gjatë këtij viti kemi përafërsisht 2 milionë kg dhe litra d.m.th të asgjësuara të produkteve të ndryshme që janë ose më afat të skaduar ose janë gjetur që nuk janë të përshtatshme për konsum”, tha ai.

“Sfidat e Agjencisë vitin e kaluar kanë qenë të mëdha duke e pasur parasysh që ne hymë në vitin 2022 ende në pandemi. Inspektorati sanitar i Agjencisë ka qenë i angazhuar jashtëzakonisht shumë për zbatimin e masave të Qeverisë për parandalimin e sëmundjes, nuk kemi qenë mos të them 24 orë në terren, falë saj që Qeveria faktikisht Ministria e Shëndetësisë na mundësoi që t’i kemi edhe 115 inspektor shtesë vetëm për pandemi kështu që me një numër pak më të madh atëherë arritëm t’i përballojmë ato sfida që i kishim për momentin”, u shpreh Kadriu, duke thënë se sfidë ka qenë edhe përballja me gripin e shpezëve.

“Pas saj ndodhi gripi i shpezëve që u goditëm me sëmundjen e influencës aviare, mirëpo arritëm që ta lokalizojmë shumë shpejtë edhe pse patëm një humbje të shpezëve për shkak se shpezët të cilët preken nga sëmundjet duhet të asgjësohen të mos lejohen që sëmundja prej tyre të shpërndahet më tutje edhe këtë sfidë e tejkaluam mirë pa ndonjë dëmtim të madh, fermerëve ju asgjësuan kafshët dhe ju kompensuan gjithashtu, kështu që pasi që sëmundja është njëra prej sëmundjeve të cilat duhet të kompensohet atëherë edhe e kompensuam”.

“Sfidë tjetër e kemi projektet e Komisionit Evropian të cilat janë jashtëzakonisht intensive kështu që një numër i madh i stafit është i angazhuar me realizimin e projekteve sikur projektin për sëmundjen e kafshëve që e kemi, ne jemi duke i bërë programet e mbikëqyrjes së një numri të madh të sëmundjeve të kafshëve, angazhimet në terren angazhimet e nxjerrjes të shënimeve të ndryshme, testimeve laboratorike, të gjitha këto kërkojnë kohë dhe një numër të madh të personelit të cilët do të jetë i angazhuar”, u shpreh Kadriu.

Të ngjashme