AUVK kërkon kujdes të shtuar të fermerëve në Kosovë, pas mortajës së dhenve dhe dhive në Shqipëri

Prishtinë | 19 Qer 2025 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, duke marrë parasysh shpërthimin e sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë, bënë thirrje për kujdes të shtuar nga fermerët në zonat kufitare të Republikës së Kosovës.

“Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin tonë, kërkojmë që:

  • Të evitoni çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë;
  • Të mbani kafshët tuaja të monitoruara;
  • Të raportoni menjëherë te veterineri zyrtar çdo shenjë të dyshimtë të sëmundjes (ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme);
  • Të mos lejoni futjen e kafshëve tjera në tufat tuaja.

Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës.

Të ngjashme