Pak kush mund ta njoh si Amanda Ava Koci. Por, kur i referohemi si Ava Max, padyshim se njihet nga një pjesë e madhe e publikut, pasi brenda pak kohësh ka arritur që me muzikën dhe stilin e saj, të bëhet një nga këngëtaret mjaft të dëgjuara dhe të preferuara.
Këngëtarja, e cila u lind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka prejardhje shqiptare. Nëna e saj është nga Saranda, ndërsa babai nga Qeparo, një fshat në pikën bregdetare të Himarës. Ava Max debutoi fuqishëm me këngën dhe videoklipin “Sweet, but psycho”, për të mos u ndalur më.
Kjo këngë solo do të renditej menjëherë në vendin e parë në 22 shtete të ndryshme.