Ava Max paralajmëron klipin e ri “My Head & My Heart”

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka paralajmëruar se nesër (e enjte) do të publikojë klipin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për këngën “My Head & My Heart”, e cila vetëm në versionin audio e publikuar deri më tash, ka marrë afro 10 milionë klikime.

Ajo i ka realizuar edhe klipin kësaj kënge, që i plotë do të publikohet të enjten.

Ava Max ndau me ndjekësit e saj në Instagram ‘trailer’-in e klipit, në të cilin bukuroshja me prejardhje shqiptare nuk do të ngurojë të shfaqet mjaft provokuese.

“’My Head & My Heart’ do të publikohet nesër”, ka njoftuar këngëtarja në mbishkrimin e videos.

Ava Max përndryshe ka qenë mjaft aktive vitin e kaluar në muzikë, duke publikuar në shtator albumin e saj “Heaven and Hell”.

“Heaven & Hell” është një album rreth dualitetit. Bëhet fjalë për tensionin mes së mirës dhe të keqes, së drejtës dhe së gabuarës, mes po-së dhe jo-së. Unë mendoj se të gjithë e ndiejmë atë tension çdo ditë në mënyrën se si veprojmë, atë që themi dhe veprimet që zgjedhim – është një nga ballafaqimet më të mëdha të jetës. Më pëlqen ta ekspozoj atë përmes muzikës time – dhe ju mund ta shihni atë në shumë tituj si: “Sweet but Psycho” apo “Kings and Queens”. Unë dua që muzika ime të jetë himnike dhe fuqizuese dhe kjo është ajo çfarë ka ky album. Unë dua që njerëzit të vallëzojnë. Unë dua që njerëzit të ndjehen të fortë sikur të mund të marrin ëndrrat e tyre në dorë. Kjo është ajo që unë vendos në muzikën time”, ka thënë Ava Max në një intervistë për Telegrafin në fundvitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme