Ava Max pozon me ngjyrat e flamurit kombëtar, duket tërheqëse në paraqitjen kuq e zi

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Ava Max, shquhet për stilin e saj të veçantë në paraqitje.

Së fundmi, artistja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku u shfaq duke pozuar nën ngjyrat kombëtare, bardhë e zi.

Ajo është kthyer nga një bionde e theksuar në një vajzë me flokë të zeza, teksa për veshje të ditës kishte zgjedhur një kostum të kuq, kombinuar me një bluzë të zezë.

Kjo paraqitje e saj që për koiçidencë asiston edhe me ngjyrat e flamurit të shtetit prej nga ka prejardhjen, është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga fansat e saj.

Këngëtarja me prejardhje nga Qeparoi i Sarandës, e ka theksuar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme