Talat Xhaferi, njeriu i cili bëri historinë duke u zgjedhur si kryetar i parë Shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pozitë që vazhdon ta mbaj që dy legjislatura, ka bërë edhe një veprim që ka ndodhur për herë të parë në historinë e këtij institucioni, ai ka emëruar Avdullah Hasani, si Këshilltar të Jashtëm të Kryetarit të Kuvendit, duke shënuar kështu Kosovarin e parë të emëruar në këtë pozitë.
Avdullah Hasani,është i njohur për publikun që nga mosha 17 vjeçare kur për herë të parë në historinë e Kosovës së bashku me ishkryeparlamentarin Jakup Krasniqi, kishte themeluar Kuvendin e të Rinjve të Kosovës, ndryshe Hasani ka qenë bashkëpunëtor dhe pjesë e kabineteve të dy kryeparlamentarëve dhe pastaj pjesë e kabineteve të tre kryeministrave si Këshilltar dhe Koordinator.