Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e kryeministrit Avdullah Hoti për ditën e sotme.
Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se kryeministri merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore sot në ora 10:00.
Në ora 12:00 ndërkaq, Kryeministri Avdullah Hoti takon deputetët e komunitetit jo shumicë për të diskutuar planin për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.
Në këtë njoftim është bërë e ditur se sot në ora 16:00 do të mblidhet ekzekutivi. Se çka do të vendosin Hoti me ministrat nuk është bërë e ditur në njoftim.