Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shmangur deklarimet për media pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, në të cilin kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i rezistoi mocionit për shkarkimin e tij, raporton Ekonomia Online.
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe shpalljes së rezultatit, Hoti u largua pa u prononcuar për gazetarët, duke mos komentuar zhvillimet në kuvend dhe rezultatin e votimit.
Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, delegatët nuk e mbështetën mocionin për shkarkimin e Abdixhikut, i cili vazhdon të mbetet në krye të partisë.
