Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, z. Osman Vishaj dhe anëtarët e tjerë të bordit.
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me ecurinë dhe avancimin e procesit të transparencës të Prokurimit Publik i nisur në vitin 2015.
Zëvendëskryeministri Hoti theksoi se do të angazhohet në mënyrë që të mbështesë zhvillimin e mëtejmë të sistemit të Prokurimit Publik, në veçanti avancimin e prokurimit elektronik dhe efikasitetin e zbatimit të kontratave.